Uji me klor në pishinë shkakton astmën te fëmijët

  • 21 June 2019 - 08:36
Uji me klor në pishinë shkakton astmën te fëmijët

Pse ende në pishina përdoret uji me klor? Klori nxit irritimet për secilin, që vuan nga ekzema, që do të thotë se miliona njerëz në mbarë botën, të cilët vuajnë nga kjo gjendje, nuk do të jenë në gjendje të kënaqen nëpër pishina. Për më shumë, sipas disa studimeve, klori i përdorur nëpër pishina shton rrezikun për t'u shfaqur astma te fëmijët.

Po ashtu, disa lloje të etheve dhe llojeve të ndryshme të alergjive, sipas studimeve, thuhet të jenë rritur. Kemikalet, që gjenden në ujin me klor te një foshnjë e porsalindur, mund të shkaktojnë dobësimin e sistemit imunitar të fëmijëve, duke ndikuar në shfaqjen e etheve dhe të ekzemës.

Sidomos foshnjat mund të jenë të rrezikuara nga astma, pasi që mushkëritë e tyre janë në zhvillim e sipër, e me pirjen e këtij uji gjatë notimit mund t'i dëmtojnë ato.

(Kosova Sot Online)