Çaji i ngrohtë, pija që shuan etjen gjatë verës

  • 21 June 2019 - 08:38
Çaji i ngrohtë, pija që shuan etjen gjatë verës

Edhe pse jemi të bombarduar me shumë reklama rreth llojit të ndryshëm të ujit, pijeve alkoolike dhe atyre joalkoolike, pijet me akull na e freskojnë organizmin gjatë ditëve të ngrohta. Në fakt të gjitha këto janë hile marketingu.

Kur ta konsumojmë një gotë ujë, menjëherë e largojmë përmes djersitjes, pasi që shkakton kondensim. Ekspertët sugjerojnë që ditëve të ngrohta, të pini sa më shumë çaj, pasi që çaji i ngrohtë zvogëlon mundësinë e djersitjes.

Po ashtu, ekspertët shpjegojnë se ftohjet më shpesh ndodhin gjatë stinës së dimrit, por kjo nuk mund të evitohet as gjatë verës, pasi që temperaturat nuk kanë të bëjnë fare me këtë fenomen. 

(Kosova Sot Online)