Antibiotikët, të cilët na i dhuron natyra

  • 21 June 2019 - 15:01
Antibiotikët, të cilët na i dhuron natyra

Pa ndihmën e antibiotikëve, nuk do të mund t'u dilnim në fund shumë sëmundjeve, por gjithnjë e më shumë po flitet rreth efekteve shëruese të bimëve të caktuara dhe substancave natyrore, e disa prej tyre, me plot të drejtë, quhen edhe antibiotikë natyralë

BORONICAT E KUQE

Substancat aktive: përmbajnë acide organike. Substancat i mundësojnë të ketë ndikim kundër baktereve patogjene në traktin urinar. Efekti: nxit pastrimin e sistemit urinar dhe ndihmon në rast të infeksioneve urinare. Në bazë të hulumtimeve, ekstraktet natyrale të boronicës së kuqe ndikojnë si antibiotik kundër infeksioneve. Arsyet e sugjerimit: shkaku i ndikimit të lartë të polifenoleve, për një kohë të gjatë përdoret në shërimin e infeksioneve të brendshme.

HUDHRA

Substancat aktive: alicilina. Efekti: antiseptik, antibiotik dhe forcon sistemin imun. Hudhra shëron helikobakterin, bakter që shkakton të thatin në lukth dhe krijon tumoret në lukth. Arsyet e sugjerimit: shëron bronkitin, ftohjet, kollën, temperaturën e shtuar të trupit dhe dhimbjet në fyt. Me konsumimin e hudhrës së freskët, parandalojmë sëmundjet dhe viruset, sidomos gripin.

KAMOMILI

Substancat aktive: germakronolidet, flavonoidet dhe vajin eterik. Dallimi midis dy llojeve të kamomilit, atij gjerman dhe atij romak, është në vajin eterik. Efekti: ndikon si antibakterial dhe zbut infeksionet, qetëson dhe relakson. Vaji i kamomilit posedon fuqi t'i luftojë kërpudhat infektuese. Arsyet e sugjerimit: zbut infeksionet akute të mukozës në lukth dhe në zorrë, pastron fytin dhe gojën e pezmatuar dhe mund të përdoret si inhalim te kolla dhe pezmatimet e vrimës së hundëve. Shkaku i efektit të saj të butë dhe shërues, kamomili është i shkëlqyeshëm për fëmijët.

QEPA

Substancat aktive: përmban rreth 0,01 për qind vaj eterik, para së gjithash aliinë, alibinë dhe polisulfidenë. Qepa përmban vitamina (A, B, C), minerale dhe elemente (natrium, kalcium, kalium, hekur, squfur, jod). Efekti: qepa nxit tajitjen e urinës, tretjen dhe ul nivelin e sheqerit në gjak, ndikon kundër alergjive dhe parandalon infeksionet. Arsyet e sugjerimit: ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin e keq në gjak, parandalon arterosklerozën. Ndihmon te bronkiti dhe astma.

TRUMZA

Substancat aktive: flavonoidet, acidet fenilike, taninë, timol (vaj esencial nga bashkësia e fenolëve që kanë efekt antibaterial). Efekti: antiseptik, antibakterial. Arsyet e sugjerimit: shëron ftohjen, kollën, astmën, gripin, sinuset e po ashtu ndihmon edhe në shërimin e fytit të pezmatuar.

MAZURANI

Substancat aktive: vaj esencial, komponentë aromatike. Efekti: antibakterial, shëron kërpudhat dhe infeksionet, ka efekt kundër viruseve. Mazurani për dy apo tri herë ka efekt më të fortë antioksidues sesa secila bimë tjetër. Lufton radikalet e lira. Arsyet e sugjerimit: ndihmon në shërimin e kollës, kundër ngërçeve, pezmatimet e sinuseve, sidomos atyre kronike, kundër dhimbjeve në fyt, ftohjes, virozës, gripit, dhimbjeve në hundë.

(Kosova Sot Online)