Uria, lodhja dhe pagjumësia, shkaktarët e migrenës

  • 21 June 2019 - 19:20
Uria, lodhja dhe pagjumësia, shkaktarët e migrenës

Goksel Somay, specialiste dhe neurologe, ka shpjeguar se shkaktarët kryesorë të migrenës janë: uria, lodhja dhe pagjumësia. Ajo ka shpjeguar se migrena më shpesh shfaqet te femrat, në krahasim me meshkujt. Sipas saj, personave me migrenë më së shumti u pengon zhurma, drita e fortë, e së bashku me dhimbjet e forta të kokës shfaqen edhe të vjellat dhe mundimet.

Somay ka theksuar se mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme për personat, që vuajnë nga migrena.

"Prodhimet e fermentuara, si: djathi, turshitë, më pas çokollata, mungesa e kafeinës, qepa, lajthitë dhe ushqimet me nitrate mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës", ka deklaruar ajo. Po ashtu, ndryshimet hormonale dhe ato klimatike, përdorimi i ilaçeve të caktuara, duhani dhe përdorimi i alkoolit po ashtu ndikojnë në lajmërimin e migrenës.

"Kur të fillojnë dhimbjet, personat duhet të tërhiqen në dhomë të errët apo të flenë. Po ashtu, do të ishte mirë të vendosni akull në hapësirat e kokës, ku ndieni dhimbje", ka shpjeguar Somay.

(Kosova Sot Online)