Shëndeti dallohet në shputa

  • 21 June 2019 - 20:28
Shëndeti dallohet në shputa

Ndryshimi i ngjyrës së thonjve dhe të kruarat mund të jenë pasojë e infeksionit me kërpudha, derisa këmbët e ftohta ndërlidhen me qarkullimit e dobët të gjakut, ndërsa ënjtja e këmbëve me problemet me veshkat.

SHPUTAT E FTOHTA

Këmbët e ftohta, kronike, mund të jenë pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut, pasi që në ekstremitete nuk qarkullon gjak i mjaftueshëm. Ky problem rrit shtypjen e gjakut, shkakton sëmundjet e zemrës dhe zvogëlon aftësinë e mushkërive për ta absorbuar oksigjenin. Prandaj, atyre që kanë probleme me këmbët e ftohta, u këshillohet vizita te mjeku.

TË KRUARAT

Në rastet më të shpeshta të kruarat ndërlidhen me shputat e atleteve, infeksionet me kërpudha, që vijnë si pasojë e higjienës jo të mirë, si pasojë e mbathjes së këpucëve apo atleteve të ngushta. Pos kësaj, të kruarat mund të shkaktohen nga reaksioni alergjik apo psoriaza.

NJOLLAT NË SHPUTA

Njollat e errëta në shputa mund ta shkaktojnë sëmundjen e 'Rayn'-it. Kjo shkakton ngërçe, zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe ngjyrën e kaltër të lëkurës, e po ashtu shkakton edhe stres. Sëmundja është më e shpeshtë te femrat e reja. Në raste të rralla, kjo sëmundje mund të jetë paralajmërim i hershëm i artritit reumatoid. 

NDRYSHIMI I FORMAVE TË GISHTËRINJVE

Nëse thonjtë marrin formë të rrumbullakët, po edhe gishtërinjtë ndryshojnë formën, më së miri është ta kontrolloni shëndetin e mushkërive dhe të zemrës. Ndryshime të tilla, të befasishme, tregojnë mungesën e depërtimit të oksigjenit në gjak, e pos problemeve me organet e frymëmarrjes dhe me zemër, mund të jenë simptoma të sëmundjes së Kronit.

SHPUTAT E ËNJTURA

Kjo është gjendje e përkohshme, që shfaqet si pasojë e ecjes së tepërt, qëndrimit në këmbë apo mbathjes së këpucëve të papërshtatshme. Por, nëse këmbët janë të ënjtura gjithnjë, kjo mund të jetë si pasojë e punës jo të mirë të zemrës dhe veshkave, por edhe si reaksion në ilaçet për diabet apo shtypje të gjakut.

DHIMBJET NË GISHTIN E MADH

Dhimbjet në gishtin e madh të këmbës mund të jenë paralajmërim për gihtën, formë kjo e artritit. Artriti reumatoid është edhe një fajtor tjetër, i cili shkakton dhimbjen e fortë në gishtin e madh të këmbës, prandaj, nëse dhimbja nuk ndalon, ju sugjerojmë t'i drejtoheni mjekut.

(Koosva Sot Online)