Ushqimet e pasura me kalium

  • 22 June 2019 - 08:19
Ushqimet e pasura me kalium

Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngërçe në muskuj dhe probleme me tretjen e ushqimit, ndërsa ushqimet e caktuara, të cilat jua sjellim më poshtë, ndikojnë në furnizimin e organizmit të njeriut me kalium.

MUNGESA E KALIUMIT SHKAKTON NGËRÇE DHE KAPSLLËK

Kaliumi është i domosdoshëm për organizmin njeriut, e mungesa e tij shkakton lodhjen e muskujve, ngërçet, kapsllëk dhe punën e padrejtë të zemrës. Një pjesë e madhe e kaliumit dhe nevojave ditore të organizmit të njeriut gjendet në banane. Bananet nuk ju lejojnë të djersiteni, pasi që sa më shumë të djersiteni, aq më shumë kalium humbisni.

AVOKADO

Pos bananes, edhe avokado është sinonim për furnizimin me kalium. Nëse nuk ju pëlqen banania, atëherë zëvendësimi i duhur duhet të jetë avokado. Nëse konsumoni avokado, atëherë do të pajiseni me rreth 708 miligramë kalium, që i mjafton organizmit tuaj të punojë me rregull.

JOGURT

Për jogurtin, që të gjithë ne kemi dëgjuar se është shumë shëndetshëm, se konsumimi i tij forcon eshtrat dhe ndikon mirë në shëndetin e dhëmbëve. Jogurti është mjaft i dobishëm për sistemin tretës dhe forcon sistemin imun, e sidomos pasi që është i pasur me kalium. Një gotë jogurt përmban 579 miligramë kalium.  

PAS USHTRIMEVE - UJË KOKOSI

Uji i kokosit është njëra ndër pijet më ideale, të cilën kur ta keni konsumuar pas ushtrimeve fizike, zbut ngërçet që mund të shfaqen në muskuj, dhe me këtë rast uji i kokosit kthen kaliumin e humbur gjatë ushtrimeve. Vetëm një gotë mesatare me ujë kokosi përmban rreth 480 miligramë kalium.

PATATJA E ËMBËL

Patatja e ëmbël po ashtu është shtesë e mirë për në ushqim, e gjithsesi edhe mund ta zëvendësojë bananen. Patatja e ëmbël përmban rreth 16 miligramë kalium më shumë se bananet, ndërsa një patate e ëmbël e madhësisë mesatare përmban rreth 438 miligramë kalium.

(Koosva Sot Online)