Si ndikojnë pijet e gazuara në shëndetin tonë

  • 22 June 2019 - 14:59
Si ndikojnë pijet e gazuara në shëndetin tonë

Nëse konsumoni sasi të lartë të pijeve të gazuara, është koha të ndaloni me këtë shprehi

PLAKJA E PËRSHPEJTUAR

Fosfatet dhe acidet fosforike rritin kohëzgjatjen dhe afatin e skadimit të pijeve të gazuara, dhe kjo ndikon në shkurtimin e jetës njerëzore.

BEL MË TË GJERË

Studimi që kishte zgjatur dhjetë vjet, ka vërtetuar se personave që pinë dy pije të gazuara brenda ditës, beli u zgjerohet dyfish më shpejt.

YNDYRAT NË GJAK

Pijet e gazuara te disa persona shtojnë nivelin e triglicerideve për 30 për qind, e për këtë arsye arteriet humbin elasticitetin.

NDJESHMËRIA E DHËMBËVE

Acidi i limonit dhe ai fosforik në pijet e gazuara ndryshojnë vlerën pH të gojës, që ndikon në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve.

SHTYPJA E LARTË E GJAKUT

Që të gjitha pijet e ëmbla, e dihet që pijet e gazuara janë plot me sheqer, mund ta ngritin shtypjen e lartë e gjakut.

GURI NË VESHKA

Një apo më shumë pije të gazuara në ditë shtojnë rrezikun shfaqjes së gurit në veshka për 33 për qind.

(Kosova Sot Online)