Bimët shëruese që duhet t’i keni në shtëpi

  • 22 June 2019 - 15:02
Bimët shëruese që duhet t’i keni në shtëpi

Në shtëpi, bimët shëruese lehtë mund të kultivohen dhe do të jenë aty sa herë që kemi nevojë. Gjithsesi se livandën duhet ta ruani në një kavanoz pasi që zbut stresin. Livandën e tharë e shtoni në vaskë me ujë apo bëni çaj, i cili ju relakson. Aloe vera po ashtu ka shumë dobi për shëndetin, zbut të kruarat, skuqjet në lëkurë. Si çaj, i cili largon mundimet dhe të vjellat përdoret trumza.

Mjafton që disa gjethe të thara t'i vendosni në ujë të vluar dhe t'i lini të qëndrojnë ashtu për gjysmë ore, më pas mund ta pini. Edhe përtypja e gjetheve të freskëta të trumzës ju dhuron një aromë të freskët në gojë. Rol të madh për shëndetin luan edhe majdanozi i zakonshëm, ndihmon në parandalimin e alergjive. Mjafton të pini çaj nga dy lugë të gjethit të majdanozit të tharë, të cilat i keni hedhur në ujë të vluar, e lini të qëndrojë dhjetë minuta dhe mund ta pini. 

(Kosova Sot Online)