Përfitimet e shumta që sjell konsumimi i manaferrave

  • 23 June 2019 - 08:06
Përfitimet e shumta që sjell konsumimi i manaferrave

Manaferrat nuk janë vetëm një nga frutat më të shijshme në botë, por janë gjithashtu një nga më të shëndetshmet për trupin tonë. Vetitë e tyre ushqyese na ndihmojnë të humbim peshën, të forcojmë eshtrat dhe të parandalojmë kancerin.

Një racion manaferrash të freskëta në ditë na siguron sasi të mjaftueshme ditore të proteinave, kalciumit, kaliumit dhe vitaminës B9. Për më tepër, ato janë të pasura me antioksidantë natyrorë, fibra të tretshëm, acid folik dhe vitaminë C. Manaferrat përmbajnë gjithashtu bioflavonoide, të aftë për të neutralizuar efektin negativ të radikaleve të lira në trup dhe të detoksifikojnë trupin, duke parandaluar plakjen e parakohshme.

Më poshtë kemi listuar përfitimet kryesore që sjell konsumi i manaferrave:

– Studime të ndryshme kanë treguar se manaferrat mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës dhe kolorektal. Fitonutrientët e saj reduktojnë stresin oksidativ dhe inflamacionet që ndryshojnë zhvillimin e qelizave të kancerit.

– Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të tilla si katarakti, glaukoma dhe verbëria.

– Disa lëndë ushqyese që gjenden tek manaferrat ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, përmirësimin e rezistencës së kapilarëve dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut.

– Manaferrat janë të pasura me acid folik, që është veçanërisht i dobishëm për gratë shtatzëna, pasi është një lëndë ushqyese themelore për një zhvillim të shëndetshëm të fetusit.

– Manaferrat ndihmojnë për parandalimin e diabetit, ndërsa fibrat që gjenden në to mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

– Konsumi i shpeshtë i tyre ndihmon për të trajtuar kistet dhe mbajtjen e lëngjeve, një përfitim që gjithashtu ndihmon në promovimin e humbjes së peshës.

– Vitamina C që përmbajnë manaferrat ndihmojnë në forcimin e imunitetit.

(Kosova Sot Online)