Pesë ushqimet e ‘shëndetshme’ që mund ta sabotojnë dietën tuaj

  • 23 June 2019 - 15:05
Pesë ushqimet e ‘shëndetshme’ që mund ta sabotojnë dietën tuaj

Ushqimi i shëndetshëm nuk do të thotë se ndikon mirë edhe gjatë dietave. Nëse i konsumoni disa nga këto ushqime, mund të ndodhë që çdo mëngjes në peshore shifrat të ngrihen. Mos i përjashtoni nga menyja, por gjithsesi kontrollojeni konsumin e tyre në organizëm.

PEMËT E THARA

Kur pemët e thara të dehidrohen ato humbin në masë, por ju shtohet sasia e sheqerit dhe kalorive. Mbajeni këtë në mend kur të kërkoni të hani diçka të shëndetshme. Për shembull, 50 gramë rrush të thatë kanë të njëjtën vlerë të kalorive sikurse dy rriska të bukës integrale. Kontrollojeni ushqimin që ju ngopë.

ZAMRAT ENERGJIKE ME DRITHËRA

Midis kafjallit dhe drekës, dëshironi ta 'mashtroni' urinë me ndonjë zamër, pasi që nuk dëshironi të konsumoni ushqime të grimcuara, çips apo diçka të njelmët. Në fakt, ato janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për zamra, përmbajnë drithëra dhe për një kohë më të gjatë ju mbajnë të ngopur. 

JOGURTI ME PEMË

Aka diçka më të shëndoshë sesa jogurti i shëndetshëm i mëngjesit me pemë? Në shifrat e peshores nuk do të vëreni kurrfarë ndryshimesh nëse në jogurtin tuaj të preferuar shtoni disa copëza të pemëve të freskëta. Por, nëse në shpejtësi hani jogurt të blerë, atëherë kujdes. Pemët në jogurtët e tillë janë të pasura me sheqer. 

UJI ME SHIJE

Të pini ujin e thjeshtë është shumë e shëndetshme, e brenda një dite të vetme sugjerohet të pini deri në tetë gota ujë në ditë. Por, ujin e thjeshtë, pa gaz, mos e krahasoni me ujin e pasur me aromat e pemëve. Në ujëra të tillë fshihet sasi e madhe e sheqerit, kështu që një litër ujë i tillë i ka rreth 200 kalori. Përmbajuni ujit të thjeshtë dhe nuk do të shtoni asnjë kalori shtesë në organizëm. 

FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË

Adëshironi lëkurë të bukur dhe të kujdesur, konsumoni ushqimin e pasur me vitamina E. Kjo vitaminë gjendet në pemët me lëvozhgë të fortë, si në lajthi, arra dhe badem. Këta fruta të fortë janë zamër e shkëlqyeshme, por edhe kanë kalori. Mbani mend që kur të shkoni në punë me 100 gramë badem se keni me vete 580 kalori. 

(Kosova Sot Online)