Tri mënyra natyrale për ta forcuar zemrën

  • 23 June 2019 - 15:13
Tri mënyra natyrale për ta forcuar zemrën

Kardiologu Joel K. Kahn shpjegon se si koha e kaluar në ajër të freskët mund të jetë preventivë e shkëlqyeshme për sëmundjet e zemrës

SHËTISNI NËPËR KOHË ME DIELL!

Studimet kanë treguar se te njerëzit, që ishin pak ekspozuar diellit, ishte vërejtur shtypje më e lartë e gjakut. Një nga fajtorët mund të jetë oksidi nitrik, gaz ky që prodhohet duke u stimuluar nga rrezet e diellit. Oksidi nitrik iu mundëson arterieve të jenë më rezistente ndaj infeksioneve dhe droçkave të gjakut.

PROVONI 'THITHJEN' E MALIT!

Është mjaft popullore këtyre ditëve që të shëtisni nëpër male. Në fakt, hulumtimi i bërë te 280 vullnetarë ka treguar se ata që shëtisnin nëpër male, kishin nivel më të ulët të hormonit të stresit, kortizolit dhe kishin shtypje më të ulët të gjakut.

ECNI KUR TË MUNDENI!

Një nga pasojat, me të cilat shoqëria moderne ballafaqohet është kontakti ynë me tokën. Në fakt, toka ka potencial elektrik, e kontakti me tokën mund të ndikojë si efekt stabilizues, që i bën mirë shëndetit tonë. 

(Kosova Sot Online)