Aroma e keqe nga goja, pasojë e dietës me proteina

  • 23 June 2019 - 15:25
Aroma e keqe nga goja, pasojë e dietës me proteina

Dietat me proteina të llojit "Atkins" dhe "Dukan" shkaktojnë aromën jo të këndshme që del nga goja. Gjatë shkrirjes së yndyrave përmes gjakut dhe urinës, lirohen materie të mbeturinave, që edhe janë shkaktare të aromës së keqe të gojës. Që nga momenti kur me qëllim vuani urie, natyrisht se do të keni aromë jo të këndshme nga goja. Ekspertët kanë vërtetuar se si pasojë e kësaj është aplikimi i dietave me proteina, llojet e dietave "Atkins" dhe "Dukan".

Këto dieta janë të pasura me proteina, prandaj organizmit nuk i dhurojnë sasi të mjaftuar të karbohidrateve, që janë të domosdoshme për funksionim normal të organizmit. Kjo është një dilemë e madhe për shumë zonja të reja, të cilat duan të humbin në peshë, para se ta ekspozojnë trupin e tyre. A të heqin dorë nga një dietë si kjo, e cila dhuron rezultatet e duhura? Për fat të keq, pastrimi i dhëmbëve pas secilës shujtë nuk ndihmon. Ky problem mund të zbutet, duke konsumuar sasi më të madhe të ujit. 

(Kosova Sot Online)