Lidhja midis depresionit dhe demencës

  • 24 June 2019 - 08:43
Lidhja midis depresionit dhe demencës

Të dhënat e reja të ekspertëve amerikanë tregojnë se si depresioni është faktor i pavarur i rrezikut për t'u prekur nga demenca. Edhe më herët është vërtetuar se si personat e moshuar që vuajnë nga depresioni më shpesh vuajnë nga demenca, por kjo nuk ishte e vërtetuar nëse depresioni është rrezik për demencën dhe anasjelltas.

Të dhënat e reja nga universiteti 'Rush' tregojnë se si prania e numrit të madh të simptomave të depresionit ndërlidhet me plakjen e aftësive kognitive te personat e moshuar.

Të dhënat e grumbulluara gjatë 8 viteve nga rreth 1.700 të anketuar, me moshë mesatare prej 77 vjeç, sugjerojnë se si trajtimi i depresionit mundet ta zvogëlojë rrezikun për t'u prekur nga demenca. 

(Kosova Sot Online)