6 mite rreth ndalimit të duhanit

  • 24 June 2019 - 14:03
6 mite rreth ndalimit të duhanit

Mitet shpeshherë te njerëzit përdoren si arsyetim për të ndalur thithjen e duhanit, e më së shumti është frika se do të shtojnë në peshë dhe se shëndeti nuk mund të përmirësohet pas kaq viteve të kaluara me duhan

CIGARET ELEKTRIKE NDIHMOJNË NË LARGIMIN E SHPREHISË

Fjalët konvencionale se cigaret elektrike ndihmojnë në ndalimin e duhanit janë vetëm mit. Ekspertët amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë kanë vëzhguar 82 studime dhe kanë ardhur në përfundim se ata që kishin përdorur cigaret e tilla më shpejt i ishin kthyer shprehisë së vjetër.

PORSA TË NDALOJ DUHANIN, DO TË SHTOJ NË PESHË

Duhanxhinjtë këtë mit shpeshherë e përdorin si arsyetim për të mos ndaluar me duhanin. Edhe pse ekziston rreziku nga mbipesha, nuk shton në peshë secili ishduhanxhi. Ata që shtojnë peshë, shtojnë midis 1,5 deri 4,5 kilogramë, ka vërtetuar studimi nga Universiteti 'Rochester'. Ekspertët pohojnë se kjo është e shëndetshme, pasi që duhani njerëzit mundet t'i dobësojë.

PAS NJË VITI TË THITHJES SË DUHANIT SHËNDETI NUK MUND TË PËRMIRËSOHET

Kurrë nuk është vonë të ndaloni me duhanin, paralajmërojnë ekspertët. Për vetëm një ditë moskonsumim të duhanit, rreziku për të pësuar sulm në zemër përgjysmohet, ndërsa puna e mushkërive përmirësohet për dy apo tre muaj. Hulumtimet kanë zbuluar se vetëm 12 orë pasi të keni ndaluar me duhanin oksidi i karbonit në gjak stabilizohet.

PA CIGARE NUK E PËRBALLOJ STRESIN

Duhanxhinjtë pauzën për duhan e shohin si mënyrë për ta larguar stresin, dhe duhanin e ndërlidhin me pushimin nga një ditë e lodhshme. Mirëpo, hulumtimet kanë vërtetuar se joduhanxhinjtë kanë më pak dhimbje në krahasim me duhanxhinjtë, marrë parasysh se nikotina ndikon si stimulues.

HEQJA DORË NGA DUHANI ËSHTË NJËJTË E SHTRENJTË SIKURSE VETË CIGARET

Shiritat kundër duhanit, hipnoza dhe ilaçet janë të shtrenjta, por jo sa blerja e përditshme e cigareve. Në fillim nevojitet mund natyrisht, por kjo do të shpaguhet pas disa muajsh. Po ashtu, do të reduktohen shpenzimet nga sëmundjet e shkaktuara si pasojë e duhanit.

PA CIGARE NUK MUND TË PËRQENDROHEM

Edhe pse duhanxhinjve u duket se cigarja u dhuron përqendrim, në fakt situata është krejt ndryshe, thekson psikiatri amerikan dr. Marc L. Steinberg. Duhanxhinjtë shkojnë më shpesh në pushime mjekësore në krahasim me kolegët e tyre joduhanxhinj. Po ashtu, rënia e nivelit të nikotinës mundet t'ua mjegullojë përqendrimin.

(Kosova Sot Online)