Studimi i fundit zbulon: Pushimet e shpeshta i bëjnë mirë shëndetit të zemrës

  • 24 June 2019 - 15:33
Studimi i fundit zbulon: Pushimet e shpeshta i bëjnë mirë shëndetit të zemrës

Të gjithë e dimë shumë mirë se pushimet të relaksojnë dhe të bëjnë të ndjehesh mirë, por benefitet e tyre janë më shumë se kaq. Një studim i publikuar së fundmi nga “Psychology and Health” ka zbuluar se pushimet e shpeshta ndikojnë nga çlirimin nga stresi dhe reduktojnë riskun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Ne zbuluam se njerëzit që pushojnë më shpesh në 12 muajt e vitit kanë më pak mundësi të preken nga sindroma e metbaolizimit.

Kjo sindromë është një përmbledhje e faktorëve riskues për sëmundjet kardiovaskulare. Nëse ju keni disa prej tyre keni më shumë mundësi të prekeni nga këto sëmundje”, ka thënë Bryce Hruska, profesor asistent në universitetin Syracuse në SHBA.

Studiuesit sugjerojnë që njerëzit ta shfrytëzojnë sa më shumë kohën e pushimeve. Prandaj këtej e tutje sapo të keni një ditë pushim, mos ngurroni të shkoni diku dhe të vizitoni një vend që ju dhuron qetësi shpirtërore.

(Kosova Sot Online)