Një ilaç i ri kundër diabetit II

  • 25 June 2019 - 09:16
Një ilaç i ri kundër diabetit II

Agjencia amerikane për ilaçe dhe ushqime (FDA) ka bërë të ditur të premten se ka aprovuar një ilaç të ri, “Jardiance”, për të ndihmuar luftimin e tipit të II të diabetit. “Jardiance (empagliflozin) mund të përdoret si ilaç i vetëm, apo t’iu shtohet ilaçeve ekzistuese për kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe për menaxhimin e gjithmbarshëm të diabetit”, thotë Dr. Curtis Rosebraugh, drejtor i Zyrës për vlerësimin e ilaçeve.

FDA ka rekomanduar që Jardiance të përdoret me ndryshim të stilit të jetës dhe me mbajtjen e një diete të shëndetshme. Jardiance bën pjesë në grupin e ilaçeve që njihen me emrin “inhibitorë të ko-transportimit të natriumit dhe glukozës (SGLT2).” Këto ilaçe pengojnë riabsorbimin e glukozës nga veshkat. 

(Kosova Sot Online)