Profesionet e pakualifikuara, më të prira për sëmundje të zemrës

  • 25 June 2019 - 11:30
Profesionet e pakualifikuara, më të prira për sëmundje të zemrës

Stresi në punë mund ta rrisë rrezikun nga infarkti apo sulmi i zemrës, sidomos nëse punoni në industrinë e shërbimeve, apo bëni punë të pakualifikuar, thonë zyrtarët shëndetësorë të OKB-së. Por, edhe të qenit i papunë mund të jetë po aq i dëmshëm. “Faktorët e vendit të punës, të cilët e rrisin rrezikun, janë stresi i punës, ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, si dhe zhurma”, thotë udhëheqësja e studimit, Dr. Sara Luckhaupt, nga Instituti Kombëtar (amerikan) për Siguri dhe Shëndet Profesional.

“Punëtorët do të përfitonin nga programet shëndetësore, të cilat kombinojnë zvogëlimin e faktorëve profesionalë të rrezikut, sikur që është stresi i punës, me promovimin e aktiviteteve të dobishme për shëndet të zemrës, sikur që është lënia e duhanit”, thotë ajo. Disa punëtorë tanimë mund të kenë faktorë të tjerë të rrezikut për infarkt, si shtypja e lartë e gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit, gjë që mund të jenë më të dëmshme sesa stresi në vendin e punës, thotë Luckhaupt.

(Kosova Sot Online)