Pilulat kontraceptive me dozë të lartë të estrogjenit shkaktojnë kancerin në gji

  • 26 June 2019 - 08:43
Pilulat kontraceptive me dozë të lartë të estrogjenit shkaktojnë kancerin në gji

Hulumtimi, në të cilin kishin marrë pjesë 1.100 femra, të cilat ishin të prekura nga kanceri i gjirit, ka treguar se gjatë një viti kishin përdorur pilula kontraceptive që kishin dozë të lartë të estrogjenit apo kishin përmbajtje të hormoneve tjera.

Ekspertët thonë se rreziku nga shfaqja e kancerit të gjirit shfaqet pas dhjetë viteve pasi që ato të ndalojnë me përdorimin e këtyre pilulave. Pilulat me dozë të ulët të estrogjenit nuk janë të rrezikshme. E lajmi i mirë është se janë pikërisht këto pilula me nivel të ulët të estrogjenit që përdoren më shumë. 

(Kosova Sot Online)