Kur dobësohet zemra, këmbët ënjten

  • 26 June 2019 - 08:45
Kur dobësohet zemra, këmbët ënjten

Ënjtja e gjymtyrëve të trupit është paralajmërim për ndonjë sëmundje kronike. Këto probleme mund të tregojnë edhe në sëmundjen kronike të mëlçisë, veshkave, por disa ënjtje që shfaqen vetëm gjatë stinës së verës nuk janë të rrezikshme.

Ënjtja e duarve, këmbëve apo organeve të tjera në rastet më të shpeshta janë paralajmërim i një sëmundje kronike, e cila tashmë ka përparuar. Deri te ënjtja vjen kur shtypja në enët e gjakut dhe në kapilarë është e madhe, saqë lëngjet fillojnë të rrjedhin nga enët e gjakut në indet periferike apo shkaku i pamundësisë së mbajtjes së lëngjeve në hapësirat e enëve të gjakut.

Ënjtja gjithmonë është një simptomë, prapa së cilës fshihen sëmundjet kardiovaskulare, sëmundja kronike e mëlçisë apo çrregullimi i gjëndrave tiroide.

(Kosova Sot Online)