Secilin mëngjes fillojeni me ujë të ngrohtë me limon

  • 26 June 2019 - 11:34
Secilin mëngjes fillojeni me ujë të ngrohtë me limon

Derisa ka njerëz që e kanë shprehi mëngjesi ta shëtisin qenin, të shkojnë për të blerë, pinë kafe, cigare apo kafjall, atëherë le të gjejnë kohë edhe për shëndetin e tyre dhe ditën ta fillojnë me pijen e cila bën 'çudinë' për organizmin tuaj.

Askush prej neve nuk është i siguruar nga vdekja, por duhet të kemi kujdes dhe të përkujdesemi për shëndetin tonë. Secilin mëngjes fillojeni me ujë të ngrohtë në të cilin do të shtoni lëngun e një limoni dhe shumë shpejtë do t'i vëreni epërsitë që kjo përzierje sjell.

Do t'ju marrë vetëm një apo dy minuta nga koha juaj, ndërsa sistemi juaj imun do të forcohet dhe shëndeti juaj i përgjithshëm do të përmirësohet. Rezultatet e para do t'i vëreni pas një muaji. Receta është shumë e thjeshtë, e mjaftueshme që çdo mëngjes në gotën me ujë të ngrohtë të shtoni lëng limoni.

PËRPARËSITË E LËNGUT TË LIMONIT ME UJË TË NGROHTË:

1. Forcon sistemin imun,

2. Ndikon si diuretik dhe ndihmon tretjen,

3. Ekuilibron vlera pH në trup,

4. Ndihmon në humbjen në peshë,

5. Pastron lëkurën.

6. Freskon frymëmarrjen,

7. Ngrit nivelin e energjisë. 

(Kosova Sot Online)