Përgatiteni vetë lëngun që jua ngushton belin

  • 26 June 2019 - 14:55
Përgatiteni vetë lëngun që jua ngushton belin

Sinthia Sasc, e cila e kishte menduar këtë pije, pohon që pas katër ditësh të përdorimit të tij ka hequr rreth tre kilogramë dhe 10 centimetra në trashësinë e belit. Për këtë pije ju nevojitet xhenxhefil i freskët, gjethe të freskëta të mentës, një trangull, një limon dhe 8,5 gota ujë. Pastroni limonin, e ndani përgjysmë dhe ia nxirrni farat. Secilën gjysmë e hidhni në enën ku janë vendosur 8,5 gota ujë. Trangullin e qëroni dhe e preni në forma të rrumbullakëta dhe e shtoni në ujë. Merrni 8 deri 12 gjethe të mentës së freskët, i pastroni dhe shtoni edhe ato në enën me ujë.

Edhe xhenxhefilin e masës së mesme e qëroni dhe e hidhni në ujë. Të gjitha këto i përzieni mirë, i mbuloni dhe i lini në frigorifer gjatë natës. Ditën e ardhshme këtë përzierje e pini sa herë që të keni etje. Së paku katër ditë rresht përgatisni këtë përzierje, në mënyrë që t'i vëreni rezultatet. Kjo pije me këta përbërës nuk përmban asnjë kalori të vetme, ndërsa dihet se vetëm uji ndihmon të humbni peshë. Ndërsa përbërësit e tjerë përshpejtojnë procesin e shkrirjes së shtresave dhjamore dhe natyrisht se edhe stomaku juaj do të zvogëlohet. 

(Kosova Sot Online)