Duhani dëmton shikimin

  • 27 June 2019 - 08:46
Duhani dëmton shikimin

Sipas hulumtimit më të fundit, duhani ndërlidhet me rrezikun e madh për degjenerimin makular, shkaktar ky udhëheqës në humbjen e shikimit, te personat më të moshuar se 50 vjeç.

Ekspertët amerikanë nga universiteti i Uiskonsinit shtojnë se si ky rrezik ishte vërejtur edhe tek ata të cilët megjithatë kishin lënë duhanin. Revista shkencore 'Ophthalmology' shkruan se si te duhanxhinjtë dhe ishduhanxhinjtë ishte vërejtur degjenerim i përshpejtuar makular.

Studiuesit besojnë se shkaktar i gjithë këtij degjenerimi është efekti negativ i duhanit në enët e gjakut. Pos kësaj, edhe helmet të cilat në organizëm depërtojnë përmes tymit mund të grumbullohen në retinë dhe ta dëmtojnë funksionimin e saj. Rezultatet ishin grumbulluar në bazë të anketimit të rreth 4.439 personave. 

(Kosova Sot Online)