Ushqimi i gjelbër -shpëtim për organizmin e njeriut

  • 27 June 2019 - 12:43
Ushqimi i gjelbër -shpëtim për organizmin e njeriut

P ërparësitë e konsumimit të ushqimit të gjelbër janë të shumta, sepse përmbajnë shumë enzima, vitamina, minerale, aminoacide dhe klorofil. Magma e gjelbër është shtesë e ekstrakteve nga gjethet e reja të elbit. Magma e gjelbër përmban acidin natyral folik, vitamina C, A, K dhe klorofil. Të gjitha vlerat ushqyese lehtë absorbohen dhe kanë efekt të fortë. Folatet natyrale në magmën e gjelbër ndikojnë në largimin e lodhjes dhe plogështisë si dhe funksionimit normal psikologjik të organizmit.

Folatet luajnë rol në procesin e ndarjes së qelizave dhe në krijimin e gjakut. Magma e gjelbër është burim natyral i vitaminave A në formën e beta karotinës, që ndikon në furnizimin normal me hekur. Vitamina A, natyrale, ndikon në mbajtjen e një lëkure të shëndoshë, në përmirësimin e shikimit si dhe në funksionimin e duhur të sistemit imun.

Magma e gjelbër përmban formën natyrale të vitaminave C, që ndikon në krijimin e kolagjenit për funksionimin normal të enëve të gjakut, eshtrave, lëkurës dhe për të pasur mish të shëndetshëm të dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)