Specat e djegës, mbrojtës nga kanceri në zorrë të trashë

  • 27 June 2019 - 12:44
Specat e djegës, mbrojtës nga kanceri në zorrë të trashë

Studimet e bëra në Universitetin e Kalifornisë sugjerojnë se si përbërësit që ndodhen në specat e kuq djegës ndërlidhen me më pak rrezik për t'u prekur nga kanceri në zorrë të trashë. Revista 'Journal of Clinical Investigation' ka publikuar rezultatet e eksperimentit të bërë në minj, te të cilët konsumimi i kapsaicinës, përbërësi aktiv që gjendet në specin e kuq djegës, ndërlidhej me largimin apo zvogëlimin e rrezikut për t'u prekur nga kanceri në zorrë të trashë.

Ishte vërtetuar se si kapsaicina aktivizon receptorin e quajtur 'TRPV1' në qelizat e zorrës së trashë dhe shkakton reaksionin që në përgjithësi ndikon duke reduktuar rrezikun për t'u prekur nga kanceri në zorrë të trashë.

Pos kësaj, përbërësi kapsaicina te minjtë, që tashmë kishin tumore në zorrë të trashë, kishte rezultuar me zgjatjen e jetës, madje për 30 për qind. Hulumtuesit po ashtu besojnë se këto të dhëna mund të aplikohen edhe te njerëzit. 

(Kosova Sot Online)