Ushqimi më i mirë për hidratimin e organizmit

  • 27 June 2019 - 14:56
Ushqimi më i mirë për hidratimin e organizmit

Nëse ju brengos konsumimi ditor i ujit dhe hidratimi i mjaftueshëm i trupit, pasi që disa prej nesh thjesht nuk mund ta arrijnë qëllimin e duhur dhe të konsumojnë tetë gotat e sugjeruara me ujë, në vijim ju paraqesim artikujt ushqimorë, të cilët ju ndihmojnë të sillni sasi të mjaftueshme të ujit në organizëm

KUNGULLESHKAT

Një gotë me rreth 250 ml kungulleshka të gatuara përmban rreth 211 ml ujë, e pos ujit do të merrni si 'shpërblim' edhe fibra, pasi që kungulleshkat janë shumë të pasura me fibra

MOLLËT

Kjo pemë është një ndër burimet më të mëdha me antioksidues dhe me fibra. Një mollë e madhësisë mesatare përmban rreth 191 ml ujë. Në këtë mënyrë do ta ruani shëndetin dhe do ta shuani etjen.

ANANASI

Një gotë e mbushur me ananas të copëtuar në konservë përmban rreth 223 ml ujë, derisa ai i freskët përmban 142 ml ujë. Ananasi po ashtu përmban pak kalori dhe me një gotë ananas do të konsumoni vetëm 80 kalori.

DRITHËRAT

Për drithërat kurrë nuk do të na shkonte mendja se janë të mira për hidratimin e organizmit të njeriut. Mirëpo, një gotë me bollgur përmban rreth 197 ml ujë, si dhe ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

KUNGUJT

Pos se janë të pasur me beta karotinë dhe me vitamina B6, kungujt janë ndihmë e shkëlqyer për hidratimin e organizmit, pasi që një porcion i zier i kungujve përmban rreth 230 ml ujë. 

(Kosova Sot Online)