Periudhat e shkurta kohore të ecjes së shpejtë dhe të ngadalshme ndihmojnë diabetikët

  • 28 June 2019 - 10:44
Periudhat e shkurta kohore të ecjes së shpejtë dhe të ngadalshme ndihmojnë diabetikët

Ecjet e shpejta në periudhë të shkurtë kohore dhe ato të ngadalta në të njëjtën periudhë kohore janë kyçe në menaxhimin e diabetit. Hulumtuesit kanë vërtetuar se pacientët që për tre minuta ecin me ritëm të shpejtë e më pas për tre minuta ecin me ritëm të ngadaltë, brenda një ore ia dalin ta kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak më mirë, në krahasim me ata persona që ecin me një ritëm konstant.

Në mënyrë tradicionale, personat që vuajnë nga diabeti janë këshilluar të ecin në mënyrë konstante, në mënyrë që ta shmangin rrezikun që të mos pësojnë ndonjë lëndim. Por, shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës kanë zbuluar se ecja e ushtruar, e shpejtë e më pas e ngadalshme, ka dobi më të mëdha për shëndetin dhe ka ndikuar në kontrollin më të mirë të nivelit të sheqerit në gjak. Studimi është botuar në revistën e Shoqatës për Studimin e Diabetit, "Diabetologia". 

(Kosova Sot Online)