Ushqimet që nuk duhet t'i hani para gjumit

  • 28 June 2019 - 11:25
Ushqimet që nuk duhet t'i hani para gjumit

Të gjithë e dimë se shkuarja në shtrat me barkun plot nuk është aspak vendim i duhur. Pas ditës në punë, trupit i nevojitet pushim nga të gjitha funksionet që i ka kryer gjatë ditës, e kjo vlen edhe për sistemin tretës. Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet, që duhet t'i shmangni para gjumit

PICAT, 'CHEESEBURGER', USHQIMET E GRIMCUARA DHE ÇIPSAT

Të gjitha këto vendosen në të njëjtën kategori, në ushqimet që duhet t'i shmangni, sidomos para gjumit. Të pjekura në vaj, të njelmëta, pa vlera të larta ushqyese, këto ushqime do t'ju trashin derisa ju të qetë flini.

ËMBËLSIRAT

Trupi juaj është rezultat i ushqimeve të cilat i konsumoni. Dihet se prodhimet nga sheqeri ndikojnë në tru në mënyrën që mund të keni ankthe. Nëse dëshironi natë të qetë dhe të rehatshme në gjumë, shmangni ëmbëlsirat.

PERIMET

Edhe pse janë të shëndetshme dhe të shijshme, janë armiq të gjumit. Arsyeja është e thjeshtë, perimet si qepa dhe brokoli posedojnë fibra që nuk shkrihen nga të cilat për një kohë të gjatë nuk do ta ndieni urinë.

(Kosova Sot Online)