Mesi i verës më kritiku për alergjitë

  • 28 June 2019 - 17:15
Mesi i verës më kritiku për alergjitë

Mesi i stinës së verës është periudha më kritike për të gjithë ata që janë alergjikë në ambrozinë, e njerëz të tillë ka gjithnjë e më shumë. Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna precize se sa njerëz vuajnë nga ky problem, numri i personave që vuajnë nga ambrozitë është i barabartë pothuajse me ata persona që janë alergjikë ndaj merimangave. Të gjitha llojet e polenit janë të rrezikshme, thonë ekspertët.

Për shembull, poleni i barit ka dy apo tre komponentë që shkaktojnë probleme shëndetësore, ndërsa ambrozi ka shtatë komponentë. Organizmi i njeriut ndryshe reagon ndaj alergjive. Pos reaksioneve standarde, si rrjedhja e hundës apo të kruarat në sy, ndodhin edhe reaksione alergjike në mukozën e zorrëve, të cilat nganjëherë është vërtetë vështirë t'i dallojmë.

Shumicën e personave që vuajnë nga alergjitë vuajnë në fillim nga teshtitja, të kruarat, sekretimi nga hunda, dhimbjet e kokës, lotimi i syve, kolla dhe frymëmarrja e vështirësuar. Gjatë verës, derisa temperaturat janë të larta dhe ka pak shi, përqendrimi i polenit është më i lartë. Ndotja e ajrit po ashtu nxit aktivitetin e polenit. Gjatë ftohjeve që ndodhin gjatë verës njerëzit nuk munden ta dallojnë alergjinë, e cila më shpesh shfaqet në formën e teshtitjes dhe infeksionit të syve, të kruara në hundë, rrjedhje të hundës, frymëmarrje të vështirësuar, prandaj edhe shumica e njerëzve mendojnë se janë ftohur.  

Ftohjet virusale zgjatin nga tri deri në shtatë ditë, e gjithçka tjetër që zgjat më shumë nuk lidhet me virus, por me alergji.

KALENDARI I LULËZIMIT

Bari- nga gjysma e prillit deri në gjysmën e tetorit.

Gjethe dielli- nga gjysma e majit deri në gjysmën e shtatorit.

Hithrat- nga muaji maj deri në gjysmë të tetorit.

Bari i Hirushes- fillimi i qershorit deri në gjysmën e tetorit.

Ambrozi- nga fundi i muajit qershor deri në fillim të nëntorit.

PARANDALIMI

Personat alergjikë në polen të dalin në mbrëmje apo pas shiut.

- Sa më herët të filloni me terapi. - Çdo ditë duhet t'i pastroni flokët.

- Ndërroni shpesh gardërobën.

(Kosova Sot Online)