Lëngu magjik që shkrin kilogramët

  • 28 June 2019 - 18:54
Lëngu magjik që shkrin kilogramët

Me siguri se të gjithë e dinë se sa i shëndetshëm është mjalti, por rreth dobisë së kanellës pak dihet. Ekzistojnë shumë përbërës të dobishëm të kësaj erëze. Përmirëson tenin, ul kolesterolin, përshpejton qarkullimin e gjakut, është i përsosur për zemër, stomak, zorrë dhe çka është më e rëndësishme, është erëza më e mirë për shkrirjen e dhjamit në organizëm.

Çdo mëngjes para kafjallit në lukth të zbrazët dhe në mbrëmje para se të shkoni në gjumë pini përzierjen e mjaltit dhe kanellës në pluhur.

Nëse këtë pije e pini me rregull, pesha do të zvogëlohet edhe te njerëzit me mbipeshë.  

Lëngu për dobësim përgatitet në mbrëmje, para gjumit:

1. Vloni 200 ml. ujë.

2. Në gotë shtoni 1/2 e lugës me kanellë pluhur dhe i përzieni me ujë të vluar, e mbuloni për gjysmë ore.

3. Kur uji me kanellë të ftohet pak, shtoni lugën me mjaltë.

4. Pini gjysmë gote para gjumit, gjysmën tjetër e mbuloni dhe e ruani në frigorifer.

5. Në mëngjes, në stomak të zbrazët, pini gjysmën e gotës tjetër.

Masa e belit me këtë pije do të zvogëlohet dhe do ta vëreni përparimin në largimin e kilogramëve shtesë.

(Kosova Sot Online)