Si të përshpejtohet rritja e flokëve?

  • 29 June 2019 - 14:05
Si të përshpejtohet rritja e flokëve?

Rritja e përshpejtuar e flokëve nuk mund të arrihet duke ndikuar vetëm nga jashtë. Pra, nëse dëshironi ta nxitni rritjen e flokëve, ndryshimet duhet të vijnë nga brenda, përkatësisht nga ushqimi, shtesat në ushqim si dhe në ndryshimin e mënyrës jetesës. Kur flasim për përshpejtimin e rritjes së flokëve, ne në fakt po flasim si ta arrijmë rritjen normale të tyre.

Flokët kanë nevojë për sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese. Stresi është njëri ndër faktorët liderë që ndikon në ngadalësimin e rritjes së flokëve, e në raste të ndryshme ndodh që stresi ta ndalojë në tërësi, për disa muaj, rritjen e flokëve. Besohet se edhe duhani kontribuon në rritjen e ngadalshme të flokëve. Aktivitetet e ndryshme fizike, ndikojnë që organizmi i njeriut të funksionojë më mirë, e me këtë arrihet edhe përshpejtimi i rritjes së flokëve. Ushqimi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për rritjen e flokëve, e kjo arrihet përmes ushqimit të ekuilibruar. 

(Kosova Sot Online)