Si t’i zbutim pasojat e kafshimit të insekteve?

  • 30 June 2019 - 12:59
Si t’i zbutim pasojat e kafshimit të insekteve?

Kur të vjen vera të gjithë gëzohemi, mirëpo ajo që vera sjell me vete, insektet dhe mushkonjat, ndikojnë që mos i hapim dritaret, e lëre më të flemë të qetë apo të shëtisim në natyrë. Nëse jeni pranë ujit, atëherë situata është edhe më e keqe.

Pas kafshimit, zakonisht shfaqen të skuqurat, përderisa pasojat mbesin gjatë në kujtesë. Përdorni pajisje për mbrojtje, por nëse tashmë jeni sulmuar, atëherë ndihma e parë është akulli, i cili ngadalë ftohë dhe qetëson vendin e kafshimit. Një mënyrë tjetër për ta zbutur kafshimin është largimi i pjesës së mbetur nga mushkonja me kartelë krediti apo me një thikë, ndërsa vendin e kafshimit më pas e shpëlani me ujë dhe sapun.

(Kosova Sot Online)