A do të riformohen përsëri gurët në veshka? Testi i ri mund ta japë përgjigjen

  • 01 July 2019 - 10:12
A do të riformohen përsëri gurët në veshka? Testi i ri mund ta japë përgjigjen

Pajisja e re, e cila ka të bëjë me përcaktimin nëse dikush ka apo nuk ka gurë në veshka, do të mund ta vërtetojë nëse një pacient, i cili kishte larguar gurë nga veshka, do të mund t'i formojë përsëri në të ardhmen gurët.

Ekspertët pohojnë se kjo pajisje do t'i ndihmojë pacientët dhe mjekët e tyre për të vendosur se cilat janë ata hapa që duhen ndërmarrë tani.  

Pajisja përdorë 11 pyetje, te personat që kishin larguar më parë gurët, për t'i vlerësuar ata nëse në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme do të kenë formim të serishëm të gurëve.

Karakteristikat që ndërlidhen me rrezikun janë: të jesh i ri, mashkull dhe i bardhë, histori në familje me gurë në veshka, gjaku në urinë.

Pajisja ishte zhvilluar duke përdorur të dhënat nga më shumë se 2,200 persona të rritur.

(Koosova Sot Online)