Ushqimet më të shëndetshme për trurin tuaj

  • 02 July 2019 - 09:07
Ushqimet më të shëndetshme për trurin tuaj

Nëse dëshironi të keni tru të shëndoshë dhe më të mprehtë, atëherë në vijim ju paraqesim ushqimet që duhet t'i konsumoni Bëjeni vetë çajin që largon aromën e keqe nga goja!

PESHKU I YNDYRSHËM

Ushqimet e detit, si salmoni, tuna dhe sardelet, janë të pasura me aminoacidet omega 3, pastaj me nutriente, dhe janë ushqime esenciale për një mendje të shëndetshme. Rreth 40 për qind të acideve të yndyrshme, që janë pjesë e membranave të trurit, gjenden në aminoacideve omega 3 dhe në vajin e peshkut. Hulumtimet kanë vërtetuar se personat që kanë konsumuar tri herë në javë mish peshku për 39 për qind e kishin reduktuar rrezikun nga sëmundja e Alzheimer-it.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBRA

Sallatat me brokol, lulelakër dhe me lakër Brukseli janë të mbushura me antioksidues, si me vitamina C dhe me komponentin karotenoidet, që janë mbrojtës të fortë të shëndetit të trurit. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin e trurit nga radikalët e lirë. Pasi që mendja juaj prodhon produkte të shumta si këto, toksike, antioksiduesit ndihmojnë t'i çarmatosin ata dhe t'i shkatërrojnë. Përderisa të gjithë antioksiduesit janë të dobishëm për trurin tuaj, perimet me gjethe të gjelbër sidomos janë efektive.

KËRI (CURRY)

Këri është një erzë që zakonisht më parë është përdorur nga indianët. Në masë të madhe këri, që është mjaft pikant, është përdorur kundër inflamacioneve. Studimet e shumta, që janë bërë në kafshë të ndryshme laboratorike tregojnë se substancat aktive nga këri pastrojnë proteinat e dëmshme, të cilat janë të afta ta shkaktojnë sëmundjen e Alzheimer-it. Mund ta përdorni si shtesë në salcë apo mish.  

KAFEJA

Kafeina është një tjetër substancë, e cila në dozë të tepërt shkakton telashe, apo mund të konsiderohet si helm. Nëse e konsumoni tepër shkakton mjegull në tru, por nëse e konsumoni në sasi të kufizuara kafeina mund ta kthjellojë vëmendjen dhe qelizat e tjera të trurit. Një studim francez ka zbuluar se femrat mbi moshën 65 vjeçe, që i kishin konsumuar tri kafe në ditë, ishin më të kthjellura në dallimin e fjalëve në krahasim me ato që e kishin konsumuar një kafe në ditë. UJI Secila qelizë në trupin tuaj ka nevojë për thithjen e ujit dhe natyrisht se qelizat e trurit nuk bëjnë përjashtim këtu. Në fakt tri të katërtat e trurit tuaj janë ujë. Një universitet i vogël në Ohajo ka zbuluar se njerëzit, trupi i të cilëve ishte i hidratuar mirë, kishte arritur suksese të larta në testet e tyre, në krahasim me ata persona që shumë pak e kishin përdorur pirjen e ujit. Në ditë pini midis 6 dhe 8 gota ujë.

MANAFERRAT

Studimet kanë vërtetuar disa herë se manaferrat janë shtëpi për antioksidues dhe mund ta mbrojnë trurin tuaj, megjithëse ky mekanizëm ende nuk është aq i qartë. Disa shkencëtarë, përmes hulumtimeve të tyre, kanë vërtetuar se manaferrat ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve të shëndetshme midis qelizave të trurit. Për çdo ditë mund t'i konsumoni si të vetme, t'i shtoni në jogurt, apo si ushqime të grimcuara për mëngjes dhe gjatë natës.

(Kosova Sot Online)