Përparim në detektimin e kancerit të vezoreve në fazë të hershme

  • 02 July 2019 - 10:33
Përparim në detektimin e kancerit të vezoreve në fazë të hershme

Shkencëtarët në institutin "A*STAR" e kanë zbuluar mënyrën e hershme të detektimit dhe trajtimin e kancerit ovarial, i cili për momentin është njëri ndër llojet më të vështira të kancerit për t'u shëruar, megjithëse simptomat për këtë lloj të kancerit janë unike. Janë tri lloje të kancerit dominues që e prekin femrën, ai i gjirit, ovarial dhe i qafës së mitrës.

Nga këta të tre, ky ovarial është brenga më e madhe, pasi që diagnostikohet në fazat e vonshme, megjithëse ka simptoma që e paralajmërojnë atë. Shkencëtarët me sukses kanë identifikuar biomarkerët e qelizave ovariale, që mund të ndikojë në zbulimin e hershëm të këtij kanceri. Ekipi ka identifikuar molekulën e njohur si "Lgr5", që gjendet në mesin e qelizave "epithelium".

(Kosova Sot Online)