Të prekurit nga sindroma 'Down' rrezikohen nga leukemia

  • 03 July 2019 - 09:07
Të prekurit nga sindroma 'Down' rrezikohen nga leukemia

Fëmijët e prekur nga trisomi 21 (ose sindroma 'Down') kanë 50 deri në 500 herë më shumë mundësi të fitojnë leukemi se fëmijët e tjerë. Një grup i gjeneticistëve që punojnë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjenevës janë fokusuar për shumë vite në karakteristikat gjenetike të sindromës 'Down'.

Ata kanë ndarë ekzomin, një pjesë specifike të gjenomit tonë, në një grup të pacientëve të prekur edhe nga sindroma 'Down', edhe nga Leukemia Akute Limfoblastike, një lloj kanceri që është i lidhur me qelizat e sistemit imun në palcën e eshtrave.  

Ata ishin në gjendje që të skiconin një 'kartelë gjenetike të identifikimit' të kësaj sëmundjeje, dhe mësuan që 'RAS', një onkogjen i rëndësishëm në shumë kancere është i përfshirë në tumorigjenezën e një të tretës të të gjitha rasteve të prekura nga këto dy sëmundje.

(Kosova Sot Online)