Algat e detit rrisin nivelin e jodit në organizëm

  • 03 July 2019 - 12:29
Algat e detit rrisin nivelin e jodit në organizëm

Konsumimi i algave mund të ndihmojë në rritjen e nivelit të jodit në organizëm, zbuloi një studim i kryer në Britani të Madhe. Ka një shqetësim në rritje në lidhje me mungesën e jodit në organizmin e njerëzve, që është duke u paraqitur në shumë shtete post-industriale dhe studimet e fundit kanë sugjeruar që mungesa e jodit është duke u bërë problem në Briani.

Një arsye për këtë është marrja e nivelit shumë të ulët të ushqimeve të pasura me jod si produktet e qumështit dhe ushqimi i detit. Mungesa e jodit është një nga shkaktarët kryesor të gjëndrës tiroide joaktive që njihet se rezulton me ndjenjën e lodhjes dhe mungesës së energjisë.  

Mungesa e jodit njihet edhe si shkaktar i shtimit të peshës, dhimbjes së muskujve dhe thonjve të brishtë. Universiteti i Glasgout bëri këtë studim duke përfshirë 42 femra të shëndetshme të moshës nën 45- vjeçare, të cilat me marrjen e sasisë minimale ditore të rekomanduar të jodit (140 mikrogramë) patën rezultate të shkëlqyeshme shëndetësore.

(Kosova Sot Online)