Çfarë provojnë t’i tregojnë trupit tuaj dëshirat për një ushqim të caktuar?

  • 04 July 2019 - 09:34
Çfarë provojnë t’i tregojnë trupit tuaj dëshirat për një ushqim të caktuar?

Trupi juaj tenton t'ju thotë diçka. Përderisa ne të gjithë ndihemi disi të uritur, ekziston një dallim midis ndjenjës së urisë dhe të kesh 'etje' për një ushqim të caktuar. Në fakt, dëshira për një ushqim të caktuar mund të jetë shenjë se keni mungesë të disa nutrienteve.

DËSHIRA JUAJ: ÇOKOLLATA

Çfarë do të thotë: Çokollata është e pasur me magnez, kështu që dëshira e fortë do të thotë se keni mungesë të mineraleve vitale që u nevojiten flokëve dhe lëkurës suaj. Provoni: Nëse duhet të jetë çokollatë gjithsesi, përcaktohuni për një çokollatë që përmban së paku 75 për qind kakao, pasi që kjo do të përmbajë më shumë magnez e më pak sheqer. Arrat janë burim i mirë i magnezit, po ashtu edhe perimet me gjethe të gjelbër dhe orizi i vrugët.

DËSHIRA JUAJ: DJATHI

Çfarë do të thotë: Nëse përnjëherë ndieni se keni nevojë të hani djathë, atëherë keni mungesë të kalciumit. 'Kalciumi është njëri ndër mineralet më të rëndësishme për trupin", thotë Dr. Lowe. 'Jo vetëm se ndihmon shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve, por luan rol të rëndësishëm në funksionimin e nervave dhe muskujve". Provoni: Djathi, qumështi, jogurti, sardelet, brokoli dhe bajamet, janë të pasura me kalcium. Në mënyrë që trupi juaj ta absorbojë kalciumin, ka nevojë për vitaminë D, të cilin lëkura e prodhon si përgjigje ndaj rrezeve të diellit.

DËSHIRA JUAJ: AKULLI

Çfarë do të thotë: Bizare, dëshira për akull nganjëherë është shenjë se vuani nga anemia dhe trupi juaj ka mungesë të hekurit. "Mjekët nuk janë krejt të sigurt pse ndodh kjo", thotë profesori Lowe, 'por mund të ndodhë që akulli ndihmon në zbutjen e inflamacionit në gojë, që mund të jetë simptomë". Provoni: Burimi më i mirë për t'u furnizuar me hekur është mishi i kuq, përderisa më mirë tretet në krahasim me ushqimet e tjera të pasura me hekur si spinaqi, brokoli.

DËSHIRA JUAJ: ËMBËLSIRAT

Çfarë do të thotë: Kjo do të thotë se keni mungesë kromi. "Ky mineral punon përkrah insulinës, për ta lehtësuar marrjen e glukozës nga gjaku për ta dërguar në qelizat e trupit", thotë profesori Lowe. "Në fakt, studimet te pacientët me diabet tregojnë se kromi mund të ndihmojë në ekuilibrimin e sheqerit në gjak". Provoni: Nëse përcaktoheni për ëmbëlsira kur ndieni mungesë të sheqerit, vetëm sa do ta përkeqësoni problemin, duke nxitur trupin në prodhimin e insulinës, që drejton në përplasje me sheqer. Në vend të kësaj, hani brokol, shparguj, vezë...etj.  

DËSHIRA JUAJ: MISHI

Çfarë do të thotë: Dëshira juaj për të konsumuar mish mund të jetë shenjë se trupi juaj ka nevojë për hekur, por po ashtu mund të jetë shenjë se keni mungesë të zinkut. "Ky mineral luan rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imun". Provoni: Mishi është burim i mirë, por spinaqi, fara e kungullit, djathi dhe drithërat po ashtu mund të jenë burim i mirë. Sipas studimeve, nëse keni sasi të mjaftueshme të këtyre minerale, atëherë reduktoni mundësitë e ftohjes.

DËSHIRA JUAJ: KARBOHIDRATET

Çfarë do të thotë: Dëshira e vazhdueshme për karbohidrate do të thotë se keni mungesë të aminoacideve triptofan. 'Trupit i nevojiten këto për ta sekretuar hormonin e lumturisë në tru, serotoninën", shpjegon dr Lowe. "Mungesa e aminoacideve të përmendura shkakton rënie të disponimit dhe depresion". Provoni: Rritja e marrjes së proteinave mund ta zbutë problemin dhe ta përmirësojë disponimin tuaj. Burime të mira të aminoaicideve triptofan janë qumështi, vezët, djathi dhe bananet.

(Kosova Sot Online)