Ndalojuani fëmijëve goditjen e topit me kokë

  • 04 July 2019 - 10:26
Ndalojuani fëmijëve goditjen e topit me kokë

Loja e futbollit është dëshirë e të gjithë fëmijëve. Por, pas një operacioni, kirurgët pohojnë se të rinjtë duhet të heqin dorë nga kjo dëshirë apo shprehi e tillë, pasi që kjo është tepër e rrezikshme. Dr Michael Grey, ekspert në Universitetin e Birmingemit, thotë se kjo ndikon në dëmtimin e kafkës së njeriut, përkatësisht fëmijëve.

Ai po ashtu thotë se muskujt e qafës së fëmijëve ende nuk janë zhvilluar deri në atë masë sa të mund ta durojnë një peshë në goditje si ajo e topit. Disa mjekë, me profil të lartë, po ashtu kanë paralajmëruar se fëmijët të cilët e kanë goditur topin me kokë ishin më të ekspozuar dëmtimeve në tru. 

Disa ekspertë kanë mendime të ndara. Dr. Grey thotë: 'Unë nuk mendoj se fëmijët duhet ta ndalojnë sportin, ne duhet t'i inkurajojmë ata, por duhet pasur kujdes në trajnimin e tyre".

(Kosova Sot Online)