Çokollata e zezë ngre nivelin e hormoneve të lumturisë

  • 05 July 2019 - 09:06
Çokollata e zezë ngre nivelin e hormoneve të lumturisë

Arrat ulin shtypjen e gjakut, shpargujt janë të pasur me vitamina B, të cilat qetësojnë, përderisa çokollata e zezë ngre hormonin e lumturisë në organizëm.

SHPARGUJT

Stresi ngre nivelin e kortizolit, i cili forcon dëshirën për ushqim dhe me këtë fakt shton rrezikun për mbipeshë. Femrat në situata stresuese kanë oreks të shtuar për karbohidrate dhe ëmbëlsira. Sa më shumë që hani ushqime të përpunuara, aq më i keq është disponimi. Sheqeri shpejt shton energjinë por njëjtë edhe e humb. Më mirë është ta hani shparguj, sepse janë të pasur me vitamina B, që qetësojnë.

BORONICAT

Përmbajnë antioksiduesin antocian, i cili përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe përmirëson funksionet kognitive. Pos kësaj, boronicat janë të pasura edhe me vitamina C që zbutin pasojat e stresit. Hulumtimet kanë vërtetuar se njerëzit që para situatave stresuese marrinë vitamina C, kanë nivel më të ulët të kortizolit në organizëm dhe shtypje më të ulët të gjakut, në krahasim me ata që nuk e marrin.

ÇAJI NGA KAMOMILI

Ky çaj qetëson dhe zbut dhimbjet. Shton nivelin e glicinës, aminoacid ky që qetëson nervat. Ngjashëm me kamomilin ndikon edhe çaji i gjelbër. Ai përmban "epigalokatehin galat" (EGCG), antioksidues ky që relakson. Hulumtimet kanë vërtetuar se të anketuarit që kishin marrë dozën ditore të EGCG-it ishin më të qetë në krahasim me ata që kishin marrë placebo.  

ÇOKOLLATA E ZEZË

Çokollata e zezë është shumë e pasur me magnez dhe triptofan, që qetësojnë nervat dhe sistemin nervor. Në mënyrë të shkëlqyeshme zbut stresin dhe ndjenjën e dhimbjeve, pasi që ngre nivelin e hormonit serotoninë, hormon ky i lumturisë. Zgjedhja më e mirë është çokollata me përqindje të lartë të kakaos.

HUDHRA

Stresi dobëson sistemin imun, prandaj edhe keni nevojë për artikujt ushqimorë si hudhra. Hudhra është e pasur me alicinë, substancë natyrale e cila parandalon grumbullimin e yndyrave në enët e gjakut dhe pastron helmet nga organizmi i njeriut. Hudhra neutralizon stresin oksidues, forcon sistemin imun dhe ul rrezikun nga proceset kancerogjene.

ARRAT

Arrat janë të pasura me aminoacide Omega-3, të cilat shtojnë deponimin dhe përmirësojnë funksionimin kognitiv të trurit. Studimet kanë vërtetuar se këta përbërës pakësojnë ndjenjën e ankthit si dhe zbutin nivelin e stresit dhe shtypjen e lartë të gjakut.

(Kosova Sot Online)