Hani sa më shumë çokollatë! Ka më shumë antioksidues se në pemë

  • 06 July 2019 - 10:15
Hani sa më shumë çokollatë! Ka më shumë antioksidues se në pemë

Të gjithë pëlqejmë të hamë çokollatë, por në suaza të normales. Për shumë zonja arsyeja e kilogramëve të tepërt është se nuk hanë çokollatë. Ja pse do të duhej ta bëni një gjë të tillë. Çokollata është më e mira që mund t'i ndodhë organizmit.

Duhet kushtuar vëmendjen përqindjes së kakaos në çokollatë dhe nëse është nën 65 për qind vetëm urdhëroni. Hani sa të doni.  

1. Një pjesë e çokollatës së zezë ka pesë herë më shumë flavonoide (antioksidues që ndihmojnë te enët e bllokuara dhe arteriet) sesa mollët.

2. Çokollata, e cila ka 65 për qind kakao, është më e mira për ta konsumuar.

3. Disa mjekë sugjerojnë 80 gramë çokolatë në ditë.

4. Çokollata e zezë ndihmon te niveli i lartë i kolesterolit.

5. Mund ta ngritë nivelin e serotoninës dhe enndorfinës në tru (hormone të lumturisë).

6. Ka më shumë antioksidues se lëngjet e pemëve! Do të duhej të konsiderohej si superushqim.

7. Hulumtimet kanë vërtetuar se së paku një pjesë e vogël e çokollatës në ditë për 39 për qind zvogëlon rrezikun për sulm në tru dhe në zemër.

8. Ndihmon në kontrollin e nivelit të insulinës dhe zvogëlon rrezikun nga diabeti.

(Kosova Sot Online)