A munden aspirina dhe ibuprofeni ta luftojnë depresionin?

  • 06 July 2019 - 10:17
A munden aspirina dhe ibuprofeni ta luftojnë depresionin?

Ilaçet e përditshme, si aspirina dhe ibuprofeni, do të mund të trajtojnë depresionin pasi që shkencëtarët kanë zbuluar inflamacionin që mund të ketë ndikim në sëmundjet mendore. Studimi në universitetin e Kembrigjit sugjeron se sistemi imun luan rol të rëndësishëm në shëndetin mendor.

Por, ilaçet që luftojnë inflamacionet mund të përbëjnë një alternativë për trajtim të sigurt. Lideri që i kishte udhëhequr studimet dr. Golam Khandaker, nga Departamenti i psikiatrisë në universitetin në Kembrigj, thotë: "Sistemi ynë imun vepron si termostat, që zakonisht qëndron i pa ndezur, por se vihen në veprim në momentin kur kemi një infeksion.  

Te disa njerëz, ky termostat gjithnjë qëndron i ndezur. Këta njerëz janë në rrezik të lartë për t'u prekur nga depresioni dhe psikoza". Shkencëtarët ende thonë se janë në bazën e testimit dhe se po merren me studime shtesë.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe skizofrenia dihet se janë në rrezik më të lartë për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Po ashtu, ekspertët paralajmërojnë se fëmijët që janë të prirë për t'u prekur nga inflamacionet mund të preken nga depresioni dhe psikoza në moshën më të rritur.

(Kosova Sot Online)