Leukemia, shkencëtarët bëjnë hap të madh në kuptimin e sëmundjes

  • 06 July 2019 - 10:37
Leukemia, shkencëtarët bëjnë hap të madh në kuptimin e sëmundjes

Shkencëtarët nga universiteti "Queen Mary" në Londër kanë zbuluar mutacione në gjene që dërgojnë fëmijët drejt leukemisë akute, lloji "lymphoblastic", që është kanceri më i shpeshtë i fëmijëve në botë.

Studimi ishte bërë mes fëmijëve që vuanin nga sindroma Daun, të cilët për 20 deri 50 herë janë më shumë të rrezikuar se do të preken nga leukemia në krahasim me fëmijët e tjerë, si dhe ishin marrë analizat e ADN-së. 

Shkencëtarët kanë zbuluar se dy gjene kyçe, të ashtuquajtura "RAS" dhe "JAK", mund t'i shndërrojnë qelizat normale dhe t'i shndërrojnë ato në qeliza të kancerit. Sido që të jetë, këto dy gjene kurrë nuk krijojnë një mutacion mes vete, pasi që secila prej tyre përjashtojnë njëratjetrën.

Ky zbulim do të thotë se tani mund të fillohet me identifikimin se cila prej këtyre dy gjeneve është mutacion te pacientët.

(Kosova Sot Online)