Shtatë ndryshimet në gjuhë, që zbulojnë sëmundjet

  • 06 July 2019 - 16:57
Shtatë ndryshimet në gjuhë, që zbulojnë sëmundjet

Ndoshta nuk mendoni shumë për gjuhën, por kur mjeku ju thotë ta hapni gojën dhe ta tregoni gjuhën, ai përmes këtij veprimi merr shumë informata bazë për shëndetin tuaj. Në mjekësinë kineze mësohet se gjuha tregon të gjitha sëmundjet e trupit. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë po ngjet me gjuhën, më së miri do të ishte t'i lajmëroheni otorinolaringologut. Stewart Trotter, i cili merret me akupunkturë, tregon ndryshimet në gjuhë që shpijnë në probleme shëndetësore:

1. Sipërfaqja e bardhë e gjuhës, shenjat e dhëmbëve dhe disa pika të kuqe: një dukje si kjo e gjuhës tregon mungesën e energjisë në trup që e shkakton lodhja, oreksi jo i mirë dhe djersitja e tepërt. Personat e tillë në rastet më të shpeshta janë të brengosur dhe nervozë.

2. Shtresa e hollë e verdhë në mes, rrethuar me ngjyrë të kuqe: dukja e tillë e gjuhës tregon problemet me tretje, dehidrim dhe sëmundje të lëkurës. E gjitha kjo manifestohet me psikikë, prandaj persona të tillë zakonisht ndryshojnë shpejt disponimin.

3. Shtresa e bardhë e yndyrshme, kënde të ënjtura të gjuhës: një dukje si kjo tregon në punën e çrregulluar të sistemit tretës, si dhe prirjen për grumbullim të ujit në organizëm. Personat me këtë gjendje shpeshherë ndihen të plogësht dhe pa vullnet..

4. Pikat e zeza në sipërfaqen vjollcë: tregojnë vështirësitë e punës së sistemit të qarkullimit të gjakut, prandaj personi mund të ketë persona me vena të zgjeruara, ndjenjë të mbipeshës në këmbë, dhimbje koke, dhimbje në gjoks dhe lëkurë pa shkëlqim.  

5. Shtresë e hollë e bardhë dhe maja e kuqe e gjuhës: kjo gjendje tregon se organizmi i është nënshtruar stresit konstant që shkakton gjendje jo stalle emocionale. Energjia në trup grumbullohet në nyje që shkaktojnë procese pezmatuese.

6. Gjuha e kuqe me shtresa të trasha të verdha në mesin e sipërfaqes: është tregues i temperaturës së lartë të rupit që tregon në infeksion të mundshëm të kanaleve urinare apo probleme me lëkurë. Personat e tillë shpejtë zemërohen dhe nuk ndihen rehat në trupin e tyre.

7. Shtresë e trashë e bardhë në mesin e sipërfaqes të gjuhës së zbehtë të dëmtuar: dukja e tillë tregon në infeksion apo pezmatim me ndonjë sëmundje autoimune, si dhe në mungesë të vitaminave dhe mineraleve.

(Kosova Sot Online)