Fëmijëve nuk duhet t'u drejtoheni me "fjalorin e foshnjave"

  • 08 July 2019 - 09:08
Fëmijëve nuk duhet t'u drejtoheni me

Studimi i fundit e ka thyer kodin rreth asaj se si fëmijët zhvillojnë kuptimin e gjuhës dhe fjalorin. Studimi i bërë nga universiteti i Sidneit Perëndimor ka zbuluar se fëmijët, nga mosha tri deri në moshën gjashtë vjeçe, fillojnë të përdorin strategjitë e njëjta sikurse të rriturit kur identifikojnë fakte të reja dhe objekte. Kjo i ndjek studimet e mëparshme që kanë zbuluar se biseda e foshnjave me të miturit ishte pjesë thelbësore e mësimit të tyre, ku të rriturit në mënyrë krejt natyrale përdorin një formë më të sofistikuar të fjalimit, të cilin fëmijët e arrijnë në ditëlindjen e tyre të parë.  

Studimi i fundit kishte zbuluar se fëmijët nga mosha tri deri në moshën gjashtë vjeçe, sikurse të rriturit, ishin në gjendje të përdorin një proces të eliminimit për të arritur te një përgjigje. Por, kuptimi i tyre rreth asaj se si janë të ndërlidhura fjalët e reja dhe shprehjet mund të jenë të ndërlidhura për objektet që mund të jenë më ndryshe nga të rriturit.

Njëri nga ish- pjesëmarrësit në studim, Karen Mattock, thotë se kur fëmijët të arrijnë në këtë grupmoshë, të rriturit duhet të përdorin 'mënyrën' e të folurit si fëmijët. "Kjo do të thotë se duhet të jemi më të qartë dhe të japim shembuj dhe fjali më të shkurta për ta kuptuar porosinë", tha ai.

(Kosova Sot Online)