Kafeja e mëngjesit, kundër dhimbjeve

  • 08 July 2019 - 09:54
Kafeja e mëngjesit, kundër dhimbjeve

Shkencëtarët nga universiteti në Oslo kanë ardhur në përfundim se adhuruesit e kafeinës më lehtë u bëjnë ballë obligimeve në punë, sidomos punës me kompjuter. Ata që e pinë kafenë e mëngjesit më pak vuajnë nga dhimbjet në qafë dhe në nyja.

Shumica nuk mund ta fillojnë ditën pa këtë pije të ngrohtë, sepse mendojnë që aroma e ngrohtë e kafesë mund t'i kthjellë. Është interesante që studiuesit nga universiteti në Oslo kishin ardhur në përfundim se ata që pinë kafe janë më të fortë.  

Arsyeja fshihet në kafeinë, e cila gjendet edhe në ilaçet kundër dhimbjeve. Mirëpo, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë pagjumësi dhe ankthe, prandaj duhet ta zbuloni mesin e artë dhe të mos e teproni.

(Kosova Sot Online)