Shmangini problemet me ushqimet dhe krahasojini ato me vitet që i keni!

  • 08 July 2019 - 09:58
Shmangini problemet me ushqimet dhe krahasojini ato me vitet që i keni!

Mund t'ju duket befasuese, por ushqimet mund të ndikojnë në efektin e ilaçeve.Për këtë arsye duhet të konsultoheni me mjekun, ose farmacistin, nëse duhet shmangur ndonjë ushqim të caktuar.

GREJPI

Nëse keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut dhe keni vendosur të merrni ilaçe për ta zbutur paksa shtypjen, atëherë lëngu i grejpit mund të bashkëveprojë me ilaçet tuaja. Në vend të kësaj, më mirë do të ishte të përcaktoheni për një tjetër agrume, për shembull përcaktohuni për portokall ose limonadë.  

FASULJA

Disa njerëz i shmangin fasulet shkaku i gazrave dhe dhimbjeve të barkut që mund të shkaktojnë. Por, nëse i keni eliminuar janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave, e po ashtu janë të pasura me proteina dhe hekur dhe kanë pak yndyrë. Filloni me konsumimin e porcioneve të vogla, disa herë brenda javës.

ALKOOLI

Konsumi mesatar i alkoolit redukton rrezikun për sulm në zemër dhe disa lloje të pikës në tru. Por, në moshën tuaj, alkooli mund të ndikojë ndryshe, edhe nëse jeni mësuar të pini dy gota verë me darkë apo ndonjë birrë derisa shikoni TV. Alkooli pengon gjumin dhe mundet ta rritë shtypjen e gjakut. Alkooli po ashtu mund ta shkaktojë hipoglikeminë te personat që vuajnë nga diabeti.

KAFEINA

Megjithëse kafeina nuk mund të jetë problem për të gjithë, disa njerëz mund t'i bëjë të ndihen nën ankth dhe të shqetësuar. Kafeina po ashtu i shton të rrahurat e zemrës dhe shkakton probleme me gjumin. Nëse provoni ta ndërprisni, provojeni ngadalë, pasi nëse ndaloni përnjëherë, mund të vuani nga dhimbjet e kokës apo të vjellat.

FRUTAT

Frutat e freskëta përmbajnë vitamina, fibra dhe nutriente tjera të rëndësishme. Por, mund të jetë ndoshta e vështirë për ju të hani nga "një mollë për çdo ditë" nëse keni telashe me përtypjen. Në vend të kësaj, provoni fruta të konservuara ose shurup, apo hani fruta të butë. Po ashtu, mund t'i shtrydhni frutat tuaja në një pije të preferuar.

USHQIMET ME SASI TË LARTË TË KRIPËS

Nëse i keni kaluar të dyzetat, apo jeni në grupin e njerëzve të rrezikuar, atëherë ju rekomandojmë të mos merrni më shumë se 1.500 miligramë natrium në ditë. Sasia e lartë e natriumit mund ta ngritë shtypjen e gjakut dhe t'ju rrezikojë nga sulmi në zemër apo pika në tru.

(Kosova Sot Online)