Zgjidhni me kujdes mbushësit e rrudhave!

  • 01 July 2019 - 08:57
Zgjidhni me kujdes mbushësit e rrudhave!

Mbushësit e rrudhave me injektim përdoren shumë nga njerëzit, që kërkojnë të trajtojnë lëkurën e tyre me një tretman kundër rrudhave, por është e rëndësishme që të dini rreziqet e këtyre produkteve para përdorimit të tyre, thotë një ekspert i Qeverisë së SHBA-së.

Mbushësit dermalë përdorin një variacion të materialeve për të trajtuar rrudhat e fytyrës. Shumë nga këto produkte janë të përkohshme dhe zgjasin për gjashtë muaj ose pak më shumë. Vetëm një mbushës permanent i rrudhave është i aprovuar nga Administrata e Ilaçeve në SHBA.

Mbushësit dermalë nuk janë të aprovuar për përdorim diku tjetër, po vetëm në fytyrë. "Si në çdo procedurë mjekësore, injektimi me mbushës dermal ka disa rreziqe. Ju duhet të pyetni për pritshmërinë që duhet pasur dhe të kontaktoni profesionistin tuaj shëndetësor, nëse brengoseni për efektet anësore të caktuara", tha Dr. Janette Alexander.  

Efektet anësore që mund të shfaqen pas dy javëve: Alergji të ashpra (me mundësi shoku anafilaktik) Alergji ndaj kolagjenit Një tendencë për shenja të dukshme Një çrregullim me gjakderdhje Një gjendje aktive inflamatore si cistat, puçrrat, pikat e kuqe ose urtikariet.

(Kosova Sot Online)