Shenjat e hershme paralajmëruese të kancerit

  • 09 July 2019 - 08:59
Shenjat e hershme paralajmëruese të kancerit

Fatkeqësisht shumë njerëz përjetojnë befasi, kur dëgjojnë që kanë kancer, nga mjeku i tyre, dhe atëherë kuptojnë që i kanë parë shenjat për një kohë të gjatë. Pasi që zbulimi i hershëm është shpesh çelës kryesor për një prognozë më të mirë, është e rëndësishme që të mos i injoroni shenjat e para të kancerit.

LODHJA E TEPËRT

Nëse e zbuloni që papritur ju duhet të flini për një kohë të gjatë, në mënyrë që të përmbushni përgjegjësitë tuaja, kjo është shenja e parë e kancerit të lukthit, zorrëve ose leukemisë.

TEMPERATURA PAK E LARTË

Një temperaturë pak më e lartë se normalja, (mes 37 dhe 38 gradë celsius) që është permanente, mund të jetë një shenjë e një numri të infektimeve, por edhe të leukemisë e limfomës.

PROBLEMET ME GËLLTITJE

Shenjat e tjera që hyjnë këtu janë edhe problemet me gëlltitje, pamundësia e shërimit në kohë normale e lëndimeve në buzë, ftohjes ose ngjirja e përhershme e zërit, gjakderdhjet e pazakonta, dhimbjet e pashpjegueshme në gojë, të gjitha mund të jenë shenja të kancerit të gjuhës, fytit apo gojës.

HUMBJA E PASHPJEGUESHME E PESHËS

Por, një humbje e papritur e peshës, pa dieta apo ushtrime mund të jetë për shkak të kancerit të lukthit, mushkërive, kancerit të ezofagut, kancerit pankreatik.

(Kosova Sot Online)