Superushqime të mira për zorrët tuaja

  • 09 July 2019 - 09:07
Superushqime të mira për zorrët tuaja

Një mikrobiom i fuqishëm,apo bakteret që jetojnë në zorrët tona,ndihmojnë përmirësimin e tretjes,metabolizmit dhe imunitetit. Në librin e tij të ri specialisti Raphael Kellman shpjegon se si ndihmojmë këtë proces nëpërmjet disa llojeve të caktuara të ushqimit.

HUDHRA

"Hudhrat kanë një efekt të mahnitshëm në imunitet, ato nuk janë vetëm probiotikë, por ndihmojnë edhe shumimin e mikrobiomit", thotë Dr. Kellman. Ato gjithashtu ndihmojnë luftimin e baktereve të këqija në zorrë. Kështu që do të ishte mirë të konsumoni sa më shumë dhe të mbani afër pastën e dhëmbëve.

PRESHI

Lajme të mira për preshin, që është i preferuari i tregjeve me perime: 'Pasi që ka shumë fibra dietale dhe flavonoide, e gjithashtu edhe magnez, i cili prodhon enzime digjestive, dhe vitaminë A, preshi është një ushqim kryesor për shërimin e mureve të zorrëve tuaja".  

RREPKA

Rrepkat përmbajnë përbërës të quajtur 'arabiongalactan', i cili ndihmon shumë bakteret e traktit digjestiv. "Rrepkat përbëjnë një ushqim të mrekullueshëm të shpejtë, ju bëjnë të ndiheni i mbushur, ju ushqejnë dhe ndihmojnë mikrobiomin tuaj", thotë Kellman. Veç kësaj, a nuk janë të bukura ato?

SHPARGU

Shpargu është një balancues i mikrobiomit në shumë aspekte. Ai 'ju bën të ndiheni të ngopur, ju ndihmon të humbni peshë dhe është i pasur me inulinë", thotë Dr. Kellman. "Ai përmban edhe shumë materie ushqyese, që ndihmojnë shërimin e mureve të zorrëve, si dhe magnez të nevojshëm për sistemin digjestiv".

ANGJINARJA

Inulina është një fibër që gjendet te shumë pemë dhe perime që janë gjithashtu probiotikë natyralë, dhe angjinarja është plot me të. "Inulina nuk ka kalori, por megjithatë ju bën të ndiheni i ngopur, pasi që 14 deri në 19 % të peshës së saj përbëhet nga insulina", shkruan Dr. Kellman.

KAROTAT

Këto perime shumëngjyrëshe duhet t'i shtoni gjithsesi në sallatën tuaj të darkës, pasi që lëkura dhe zorrët tuaja do t'ju falënderojnë për këtë. Ju kujtohen ata përbërësit e çuditshëm që gjendeshin shumë në rrepka (arabinogalactanët)? Karotat i përmbajnë ata gjithashtu (në formë të një lloji të fibrës) dhe ata janë një probiotik natyral i fuqishëm, sipas Dr. Kellman-it.

(Kosova Sot Online)