Mungesa e gjumit, e lidhur me rrezikun për vetëvrasje

  • 09 July 2019 - 13:17
Mungesa e gjumit, e lidhur me rrezikun për vetëvrasje

Vështirësitë në gjumë mund të rrisin rrezikun e vetëvrasjes te të rriturit më të moshuar edhe nëse simptomat e depresionit nuk janë të pranishme, sugjeron një studim i ri.

Studimi u fokusua te të moshuarit mbi moshën 65-vjeçare dhe ata me mungesë gjumi u konsideruan të gjithë pjesëmarrësit, që kanë vështirësi të flenë ose të qëndrojnë në gjumë, të zgjohen herët në mëngjes, apo të përjetojnë përgjumje gjatë ditës, dhe që nuk ndihen plotësisht të pushuar pas gjumit të natës.  

"Këto zbulime sugjerojnë që pengesat e gjumit qëndrojnë të vetme si një faktor valid i rrezikshëm, pavarësisht depresionit, dhe ia vlen të fokusohemi në të si një faktor i rrezikshëm potencial për vetëvrasje", tha udhëheqësja e hulumtimit Rebecca Bemert, instruktore e psikiatrisë në shkollën e mjekësisë së Universitetit të Stanfordit.

"Krahasuar me të gjithë faktorët e tjerë të rrezikut, mungesa e gjumit është një nga faktorët që mund të trajtohen më së lehti".

(Kosova Sot Online)